Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

11 pikë në po kaq ndeshje në 2025, Partizani kërkon të “ringrihet” në derbi për sprintin final

Shkruar nga NEWSPORT
11 pikë në po kaq ndeshje në 2025, Partizani kërkon të
Partizani

Partizani në 2025 nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Të kuqtë ia kanë dalë të sigurojnë vetëm 11 pikë në po kaq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij viti.

Rezultatet këto që kanë bërë që “Demat” të shkëputen nga vendin i parë në klasifikim dhe të humbin paksa terren ndaj rivalëve. Të kuqtë ia kanë dalë të shënojnë vetëm 9 gola, ndërsa kanë pësuar 13-të të tillë.

Dueli i radhës për kryeqytetasit është derbi me Dinamon. Një ndeshje që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj dhe ku “djemtë” e Arbër Abilaliajt do të tentojnë të ringrihen që në derbi.

Duel që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 në “Elbasan Arena”. Superiorja është vetëm 6 ndeshje drejt fundit dhe tashmë Partizani kërkon pikët maksimale në sprintin final të këtij sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga