
Egnatia e luan përballë Laçit takimin e radhës në Superiore. Më 20 prill, rrogozhinasit do të tentojnë fitoren në Laç.
Takimi i radhës mund të konsiderohet historik. Kjo pasi Egnatia ka mundësinë të sigurojë matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4” dhe rrjedhimisht një biletë në garën për titullin kampion.
Prej 2 vitesh, kurbinasit janë ndër skuadrat që sjellin më shumë fitore në kampin e Egnatias. Në të gjitha kompeticionet janë korrur 8 fitore nga Egnatia, ndërsa 3 ndeshje të tjera kanë përfunduar barazim që nga humbja e fundit.
Diferenca 6 pikë nga vendi i dytë që mban Vllaznia, bën që Egnatia të udhëtojë e qetë në Laç. Dhe pse kanë mbetur 5 ndeshje nga fundi, rrogozhinasit mund ta kthejnë në festë të shtunën e kësaj jave.