Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

11 gola në 29 ndeshje, Dejvi Bregu "sms" Sylvinhos

Shkruar nga NEWSPORT
11 gola në 29 ndeshje, Dejvi Bregu "sms" Sylvinhos
Dejvi Bregu

Dejvi Bregu po kalon një sezon fantastik dhe ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Superiores te Dinamo. Me 11 gola të shënuar deri tani, Bregu ka qenë një nga forcat më të fuqishme të sulmit për ekipin e tij. Në takimin e fundit, ai ka realzoi një dopietë të rëndësishme në fitoren 3-1 ndaj Bylisit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe duke kontribuar në suksesin e Dinamos.

Ndërkohë, gjithçka tregon se Bregu është një nga lojtarët që mund të ketë një mundësi të artë për t'u ftuar nga Kombëtarja. Te premten pritet të publikohet lista e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit, dhe vlonjati s'e ka fshehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e kuqezinjve. Trajneri Sylvinho ishte prezent duke ndjekur nga afër përballjen mes Dinamos dhe Bylisit, kësisoj interesi është i madh për të mësuar nëse do të ketë një ftesë për të.

Dhe nëse ndodh, një ftesë nga Kombëtarja do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për të treguar cilësitë e tij në nivel ndërkombëtar.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga