10 gola në 5 ndeshje ishte bilanci i javës së 12-të në Superligën shqiptare. Barazimi në limitet e shtesës ndaj Teutës i hoqi nga dora kreun Partizanit.
Vllaznia kryeson falë rezultateve direkte, me një fitore e një barazim. Por gjithsesi, “demat e kuq” kanë mbrojtjen më të mirë pas 12 javësh kampionat. Deri më tani kanë pësuar 9 gola.
Egnatia ka pësuar vetëm 10, teksa humbja me manita, 5-0 kundër Dinamos i heq “fronin” Elbasanit në këtë aspekt. Verdheblutë janë detyruar të nxjerrin nga fundi i rrjetës topin në 11 raste, aq sa edhe Laçi e parafundit.
Kjo renditje speciale vijon me Dinamon në kuotën e 12 golave, Bylis 14, Vllaznia 15, Tirana 16 dhe 17 gola të pësuar Skënderbeu dhe Teuta.
Poll