Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sulm 'vrastar' i Ilir Dajës, Dinamo e vetmja me 2 'bombera' në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Sulm 'vrastar' i Ilir Dajës, Dinamo e vetmja me 2
Dinamo-Teuta

Dinamo e këtij edicioni është një ekip sulmues, ofensiv që vetëm shënon. Ndryshe nga sa jemi mësuar në vitet e kaluara nga blutë, këtë sezon na kanë dhuruar me spektakël, gola të bukur dhe goleada si ajo ndaj Elbasanit.

Në sulm të dinamovitëve gjenden dy 'bombera' të vërtetë dhe ata janë Itodo, si dhe Zabërgja. Lojtari nigerian ka kohë që është në ‘luftë të shpallur’ me Bekim Balajn për 'Këpucën e Artë'. Afrikani ka realizuar 7 gola, mirëpo kaq ka arritur dhe Zabërgja pas shënimit ndaj Teutës këtë fundjavë. Shqiptari po ngjitet dalëngadalë në krye të listës së shënuesve duke u treguar një pykë në vend të një anësori.

Zabërgja po kthehet në kërcënim jo vetëm ndaj kolegut të skuadrës kryeqytetase, po edhe ndaj ish-lojtarit të Kombëtares, Balaj që pretendon seriozisht për këtë çmim personal.

14 gola nga vetëm 2 individë tregojnë një rritje galopante të fazës së këtij reparti nga skemat e Dajës. Tekniku i ‘Nëndetëses’ ka treguar se di të ngrejë një skuadër dhe tani ka injektuar filozofinë e ‘shkatërrimit’ në masë siç bëri në Kosovë me Ballkanin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga