
Albert Xhani është një emër i njohur në futbollin shqiptar ku për 10 vite me radhë dha kontributin e tij te Partizani. Edhe pse u përpoq me “mish e me shpirt” për të fituar një titull kampion, ai nuk ia doli duke e mbyllur historinë tek të kuqtë me një Kupë Shqipërie. Para largimit të tij nga kryeqytetasit, skuadra e Partizanit njohu ditët më të zeza duke rënë në Kategorinë e Dytë.
Prej asaj kohe e deri më sot kanë kaluar shumë vite, megjithatë vëmendja e Albert Xhanit nuk largohet nga kryeqyteti. Ai duket se është i impenjuar maksimalisht me Partinë Demokratike duke dalë në protestën e thirrur kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ish presidenti i Partizanit shkruan: “Filloi protesta. Lali Djeri”. Kujtojmë që Bashkia e Tiranës ka një përqindje të aksioneve të klubit bardheblu dhe duket se Xhani nuk i harron rivalët e përjetshëm, pavarësisht se tanimë ka nocion politik.
