Ndodh mrekullia, mamaja e gazetares sportive, Trevisa Tufa ia del të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Nuk mund të kishte lajm më të bukur se ky, të cilin e ndan vetë me publikun moderatorja shqiptare.
“Mam ja dole të fitoje edhe këtë rradhë! Faleminderit të gjithë nga zemra!”- shkruan Trevisa në një foto të ndarë në rrjete sociale ku shtrëngon dorën e nënës së saj.
Prej muajsh, infermierja Nushi Tufa vuante nga një sëmundje e rëndë dhe duhej urgjentisht një trajtim special jashtë shtetit. Trevisa, me ndihmën e shqiptarëve ia doli të mblidhte paratë që do të mbulonin trajtimin e saj dhe e gjitha shpërblehet me një mrekulli të tillë.
Poll