
Bledi Shkëmbi me stafin e tij teknik
Tirana ka fituar për herë të parë një ndeshje me Bledi Shkëmbin në krye. Bardheblutë mposhtën me rezultatin 2-1 Apoloninë, ndërsa ky ishte një takim miqësor.
Për Tiranën ia dolën të shënojnë Jonuzi dhe Kola. Në anën tjetër Gjumsi shënoi autogol, që rezultoi me golin e vetëm të fierakëve.
Kujtojmë se ky takim u zhvillua në Luz. Klubi po vazhdon i fokusuar me përgatitjet për fillimin e kampionatit shqiptar.
Poll