Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Unë nuk kam rroba që mbulojnë aq shumë”, Modelja kroate: Siç respektojmë hijabin në Europë, edhe këta të respektojnë mënyrën tonë, alkoolin apo bikinit e mija

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë nuk kam rroba që mbulojnë aq shumë”,

Ivana Knoll është në qendër të mediave rozë në Botërorin e Katarit dhe arsyet janë qartësisht të shikueshme. Ish-Miss Kroacia ka marrë vëmendjen e mediave me prezencën e saj në stadiume për të mbështetur kombëtaren e saj dhe nuk ngurron të veshë rroba që i lënë pak vend imagjinatës.

Rregullat strikte të Katarit si vend musliman ndalojnë rreptësisht daljen në publik me veshje provokuese dhe kjo ka mërzitur shumë modelen kroate. Në një intervistë ajo shprehet se duhet respektuar mënyra e saj të jetesës ashtu sic respektohet edhe veshja e hijabit në Europë.

“Fillimisht mendova nëse Kupa e Botës do të bëhet këtu, ata duhet të tolerojnë shumë në mënyrë që tifozët e huaj të jenë sa më komfort. Pastaj dëgjova për rregullat dhe u shokova. Në kodin e veshjes është e ndaluar të zbulosh shpatullat, gjurin, belin dhe qafën. Thashë me vete: Unë as nuk kam rroba që mbulojnë kaq shumë.

U mërzita shumë sepse unë nuk jam muslimane dhe nëse ne në Europë respektojmë femrat që veshin hijab, edhe këtu duhet të respektojnë mënyrën tonë të jetësës, birrën tonë, fenë tonë, mua që vesh bikini sepse jam katolike nga Kroacia që ka ardhur këtu për Kupën e Botës.”- u shpreh modelja.

[gallery ids="670515,670516,670517"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga