Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

UEFA publikon nesër në mëngjes verdiktin zyrtar për klubet shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA publikon nesër në mëngjes verdiktin zyrtar për klubet

Edhe pse në rrugë jo zyrtare tanimë lajmi është mësuar dhe publikuar në newsport.al, një tjetër detaj është mësuar përsa i takon çështjes që mban pezull tre klubet shqiptare. Nesër në orën 09:00 të mëngjesit, UEFA mësohet se do ti komunikojë në rrugë zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, Skënderbeut, Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Tiranës verdiktin zyrtar. Një gjë të tillë e bëjnë të ditur burime pranë klubeve në pritje, që pasi kanë kontaktuar me UEFA-n kanë marrë këtë përgjigje. Pritjes së gjatë mesa duket i ka ardhur fundi, por edhe pak orë të tjera janë në axhendë për të mbyllur këtë histori. Partizani sipas asaj që ka mësuar newsport.al nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në Champions League, ndërkohë që Tirana do të humbë mundësinë për të luajtur në Europa League. Këto dy vendime pritet të bëhen nëser zyrtare në mëngjes, ndërkohë që në mesditë do të hidhet shorti për dy kompeticionet europiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga