“Shvercerat” nuk do jenë prezent në ndeshjen që do luajë nesër Shkupi. Kjo mungesë është konfirmuar nga vetë kryetari i “Shvercerave” Jusuf Ramadani.
Dhe pse më parë ishte njoftuar se tifogrupi do udhëtojnë vetëm për sfida të rëndësishme, kjo gjë ishte e pamundur për shkak të mungesës së vizave tregoi ai.
Shkupi luan nesër në transfertën e Shamrock Rovers. Kjo ndeshje që fillon në orën 21:00 është e vlefshme për turin e tretë të Europa League, teksa rikujtojmë që takimi i parë mbahet në Irlandë.
Kampionët e Maqedonisë vijnë në këtë kompeticion pas eleminimit nga Dinamo Zagreb në turin e dytë të Champions League, ndërsa në rast të një eleminimi tjetër do luajnë në “play-off” të Conference League.