Orian Xhemalaj nuk është larguar nga Teuta. Ditën e sotme klubi I Erzenit në faqen zyrtare njoftoi se kishin arritur marrëveshjen me lojtarin durrsak, por nga klubi i Teutës mohojnë gjithçka.
Burime të sigurta për "Newsport.al", nga kampi durrsak bëjnë me dije që lojtari nuk është larguar nga Teuta, por ka dal në stërvitjen e sotme si zakonisht.
Teuta konfirmon se ka pasur bisedime me Erzenin për një largim të mundshëm të Xhamalajt, por deri më tani nuk ndodhur diçka e tillë. Klubi shijakas e kërkon me ngulm mesfushorin, por si Teuta ashtu edhe vetë lojtari kanë mohur që të ketë firmosur me Erzenin.

Poll