Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

U testuan për Covid-19, dalin përgjigjet për Shkëndijën dhe Ernest Gjokën

Shkruar nga NEWSPORT
U testuan për Covid-19, dalin përgjigjet për Shkëndijën

Situata e rëndë me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ka bërë që shumica e klubeve sportive t'I nënshtrohen testeve. Së fundmi, kanë dalë testet për skuadrën e Shkëndijës, që drejtohet nga Ernest Gjoka.

Kuqezinjtë kanë dalë me deklaratë zyrtare, duke bërë me dije se asnjë lojtar, pjesëtar I stafit apo klubit nuk është I infektuar. Testimet u kryen pas kthimit të skuadrës nga Mavrova, aty ku u zhvillua faza përgatitore.

Njoftimi I Shkëndijës:

Lojtarët, stafi teknik dhe të punësuarit në klub rezultojnë negativë në testet për COVID-19. Kuqezinjtë pas kthimit nga Mavrova vijojnë stërvitjet në Tetovë.

Shkëndija i ka dhënë fund qëndrimit një javorë në Mavrovë dhe pas një dite të lirë futbollistët nga e marta kanë vazhduar seancat stërvitore në Tetovë. Në ndërkohë duke ndjekur rekomendimet e protokollit shëndetësorë të FFM-së për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, komplet skuadra kuqezi, stafi teknik dhe të punësuarit në klub u janë nënshtruar testeve për COVID-19. Për fat të mirë rezultatet janë negative, kështu që ekipi me formacion të plotë mund të vijojë aktivitetet e parapara për periudhën që pason. 

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga