
U largua nga Manchester United pas rezultateve jo të mira dhe më në fund Jose Mourinho ka vendosur të thyej heshtjen duke folur për të ardhmen e tij. Benfika ka shprehur interesim për të marr drejtimin e skuadrës portugeze, por "Special One" mohon kategorikisht rikthimin e tij në Portugali dhe shprehet se do të ishte i gatshëm për të marr drejtimin ish-skuadrave të tij si, Real Madrid apo Inter.
Inter apo Real Madrid? "Është një nder i madh për mua sepse të rikthehem do të thotë që kam lënë një kujtim pozitiv në këto skuadra. Nuk kam pasur asnjë kontakt me presidentin e Benfikës dhe nuk do të rikthehem si trajner në Portugali". Do mendoj me kujdes dhe më pas do të vendos për të ardhmen time" u shpreh ndër të tjera Jose Mourinho. Me Spalletin dhe Solarin që nuk po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre emri i portugezit është më i mundshëm në rast shkarkimi të ndonjëri prej tyre.