Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U rikthye në Serie A, trajneri i Torinos "ngrin" Etrit Berishën

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye në Serie A, trajneri i Torinos "ngrin" Etrit

Etrit Berisha u rikthyer në Serie A pas një sezoni me Spal në Serie B. Portieri i Kombëtares shqiptare firmosi pak ditë më parë dhe u prezantua te skuadra e re, ndërsa ka nisur edhe stërvitjen.

Trajneri i skuadrës torineze, Ivan Juric ka "ngrirë" 32-vjeçarin shqiptar pasi në konferencën e sotme për shtyp është shprehur se Berisha nuk do të jetë titullar, por portieri i dytë.

 Sipas Juric, gardiani titullar i portës së Torinos në Serie A do të jetë serbi, Vanja Milinkovic-Savic, vëllai i mesfushorit të Lazios, Sergei Milinkovic-Savic, ndërsa Sirigu do të largohet përfundimisht nga skuadra "granada".

"Milinkovic-Savic do të jetë portieri titullar, ndërsa Berisha i dyti", u shpreh Juric për portën e Torinos sezonin e ri. Një lajm aspak i mirë për Berishën që duhet të presë momentin e tij për të treguar se nuk e meriton të qendrojë në stol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga