
Luis Nani u zyrtarizua pak ditë më parë te Venezia. Nani u prezantua sot te skuadra e Serie A, teksa tha se ai që e bindi ishte projekti tejet ambicioz i modestëve të elitës.
"Assisti në ndeshjen e parë- Unë mendoj se dëshira për të bërë mirë ishte gjëja më e rëndësishme në atë ndeshje, nuk kam bërë aq shumë stërvitje me ekipin, për të dhënë më të mirën, do të më duhet të stërvitem më shumë.
Megjithatë, për disa minuta ishte mirë. Tani do të punoj dhe do të pres skuadrën. E di që jemi në një moment të vështirë dhe shpresoj ta ndihmoj sa më shumë skuadren.
Firma me Venezian- Mua më bindi projekti, është ambicioz. Unë jam futbollist, dua të jem në një ekip ku ka dëshirë të rritet dhe të bëj më mirë e më mirë. E pashë projektin e Venezias me sytë e mi dhe më bindi. Tani mendoj vetëm të luaj" - tha ai.
35 vjeçari ka luajtur edhe më parë në kampionatin italian, ku ka kontribuar për Lazion.Portugezi ka qënë pjesë e Manchester United për disa vite, Valencia, Sporting, apo Orlando City.