
Një lajm i keq vjen nga Anglia teksa mësohet se është ndarë nga jeta babai i trajnerit të Aston Villës. I ati i Dean Smith, Ron Smith ishte prekur nga Coronavirusi. Katër javë në lufte me virusin e frikshëm, ai s’ka mundur t’ia dalë duke trishtuar mbarë opinionin sportiv.
“Familja e Aston Villës njofton me pikëllim të thellë se Ron Smith, babai i trajnerit tonë aktual Dean, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ron u infektua me Coronavirus para katër javëve dhe vdiq pas një kohë të shkurtër në spital”, shkruhet në njoftimin e Aston Villës. I ndjeri kishte qenë pjesë e Security në Villa Park për 25 vite.
Poll