Arinaldo Rrapaj u përfol për një ftesë nga kombëtarja shqiptare. Por, në momentet e fundit Sylvinho me stafin e tij teknik menduan t’i linin kohë vlonjatit që të rritej më shumë nga ana fizike.
Tashmë kampionati shqiptar është në pauzë të përkohshme prej sfidës së kuqezinjve, megjithatë skuadrat vijojnë përgatitjet e tyre.
Në këtë periudhë, Rrapaj ka zgjedhur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në trupin e tij duke bërë një tatuazh të madh në krah. Ai e ka ndarë këtë me fansat në rrjetet sociale, ku pjesë e artit, s’mund të mungonte edhe një top që personifikon një pjesë të rëndësishme të fantazistit.
[caption id="attachment_685693" align="alignnone" width="581"] Tatto-ja e Rrapajt[/caption]
Poll