Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U mundën në Vlorë, Ardian CUCULI "harron" Flamurtarin: Shpresoj që TIRANA të jetë në ditën më të keqe

Shkruar nga NEWSPORT
U mundën në Vlorë, Ardian CUCULI "harron" Flamurtarin:

Mbrojtësi i Kukësit, Ardian Cuculi është shprehur në një prononcim për "Supersport" se skuadra në Vlorë ka bërë një ndeshje të mirë, por që Kukësi është ndëshkuar nga një gabim i vogël. Megjithatë qendërmbrojtësi është shprehur se ndaj Tiranës uron të jenë në formë më të mirë, ndërsa për kryeqytetasit të jenë në ditën e tyre më të keqe.

"Kemi bërë ndeshje të mirë në Vlorë dhe besoj se ndeshjen e ardhshme do të tregojmë më të mirën tonë. Kemi luajtur mirë, por në ndeshjet e radhës do të tregojmë më të mirën. Të gjithë ekipet kanë kualitet të njëjtë. Këtë radhë do të jemi në ditën tonë dhe Tirana të jetë në ditën e saj të keqe. Duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë në ndeshjet e radhës. Këtu ka më shumë grintë, më shumë "luftë". Të gjithë ekipet janë të barabarta. Ka qenë një klub që kam kaluar shumë. Iu dëshiroj sukses Shkëndijës dhe shpresoj të shpallem kampion me Kukësin".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga