
Milani humbi kundër Lazios me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për Seria A. Pas këtij takimi, ka folur Stefano Pioli, i cili është shprehur se ekipi i tij po reagon mirë.
Sipas trajnerit të njohur, kuqezinjtë po përmirësohen dita-ditës. Edhe pse rezultati nuk ishte ai që duhej, Pioli ka deklaruar për "Sky Italia":
"Sipas mendimit tim, ekipi po përmirësohet. Natyrisht, ka qenë më rëndësi të fitonim për tabelën dhe situatën në të cilën jemi, por paraqitja ishte e mirë sonte. Çfarë mund të bëjmë? Të vazhdojmë të përmirësohemi. E pashë një ekip që luftoi për 95 minuta. Ekipi im nuk pati vështirësi, nuk kishte frikë dhe luajti me kokën lart", deklaroi ai.
Kujtojmë që Milani renditet në vendin e 11-të të Seria A. Ky është një nga sezonet më të dobëta të kuqezinjve të Italisë që priten të hyjnë fuqishëm në merkaton e janarit.