U martuan disa muaj më parë, Eros Grezda dhe Ajsel Abazi së shpejti do të bëhen prindër
Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm pak muaj pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë çifti Grezda do të bëhen prindër.
Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë futbollisti Eros Grezda i cili përmes një postimi në “Instagram”, ka zbuluar se partnerja e tij, Ajsel Abazi, është në pritje të ëmbël.
Në foton e publikuar nga futbollisti Ajsel shihet e veshur me një fustan të bardhë dhe sigurisht ai që bie në sy është barku i rrumbullakosur i këngëtares.
”Mezi pres të të takoj”, shkruan Eros duke mos zbuluar gjininë e foshnjës.