Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

U largua nga Superliga, por nuk i ndahet shpirti nga Kukësi, mesfushori mesazh Lushtakut dhe Pejiçit: Suksese drejt titullit

Shkruar nga NEWSPORT

Ylli Hoxha u largua në merkaton e janarit nga kampionati shqiptar për t'u rikthyer në atë të Kosovës ku po aktivizohet me Feronikelin.

Por, ish-mesfushori i Kukësit, Flamurtarit dhe Vllaznisë duket se nuk e shkëput në asnjë moment vëmendjen nga Superliga e Shqipërisë.

Një gjë të tillë e tregon edhe mesazhi postuar nga Hoxha në murin e Facebook-ut të Kushtrim Lushtakut, të cilin së bashku me Pero Pejiçin i uron të dalin kampion me Kukësin.

Kujtojmë se Ylli Hoxha ishte një ndër futbollistët që shkroi historinë me Kukësin duke qenë pjesë e formacionit të verilindorëve që kaluan 3 ture eliminatore në Kupat e Europës dhe më pas u eliminuan në fazën finale të kualifikueseve të Europa League nga Trabzonspor, katër sezone më parë.

yll hoxha

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga