
Edis Maliqi është lojtari më I ri I Lokomotivës së Zagrebit. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut u largua me polemika nga verilindorët, teksa shprehet se stërvitja në Kroaci tregon se Lokomotiva është më mirë se ekipi I tij I fundit, duke qëndruar me këmbë në tokë. Maliqi kërkon të ndjekë rrugën e Uzunit, duke përmendur për Sport Time kalimin e baratasit te Ferencvaros.
"I gëzuar për transferimin? Kam një javë e gjysmë që jam këtu, sot është bërë zyrtare kalimi im te Lokomotiva e Zagrebit dhe më kanë pritur mirë. Ka pesë-gjashtë lojtarë shqiptar dhe më bëjnë të ndihem mirë. Kam luajtur më parë me disa nga ata. Edhe lojtarët kroat më kanë pritur mirë.
Kontrata për në Kroaci dhe ofertat? Kroacia ka një kampionat të mirë dhe është trampolinë e mirë për të bërë progres për ndonjë kampionat më të fortë. Dua të tregoj kualitetet e mia dhe dua sukses me ekipin e ri.
Formacioni titullar? Kam shumë pak kohë këtu por shoh që ka konkurencë dhe do jetë vështirë për një vend në formacion, do jap më të mirën për të parë kualitete e mia.
Në raport me Kukësin, më e mirë Lokomotiva? Normal që është më mirë, duket në stërvitje. Ka shumë konkurencë. Dua që një ditë të kaloj më lart, pse jo edhe në Hungari siç bëri Uzuni. Hungaria është hapi I radhës, dua të qëndroj me këmbë në tokë", tha Maliqi.