
Julian Draxler është në vëmendjen e Newcastle United. Mesfushori i Paris Saint Germain u la jashtë në turneun parasezonal të francezëve. Kësisoj klubi anglez kërkon të përfitojë për ta pasur në gjirin e vet.
Siç raporton “Le10sport”, kanë nisur bisedimet mes palëve, teksa PSG kërkon për të rreth 20 deri në 30 milionë euro. Kontrata e futbollistit përfundon në 2024-tën.
Mbetet e paqartë nëse ai është i hapur për një kalim te Newcastle, por është e dukshme se PSG nuk e dëshiron atë, pasi u la jashtë turneut të klubit francez në Japoni.
Poll