
Futbollisti i Luftëtarit, Dejvi Bregu ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur të kësaj merkatoje. Edhe pse u tha, se Skënderbeu ka arritur një akord me vlonjatin, ende nuk ka asgjë zyrtare, pasi klubet nuk kanë konfirmuar marrëveshjen e cila thuhet deri tani se është arritur.
Së fundmi, flitet se për Bregun ka ardhur një ofertë nga Austria dhe bëhet fjalë për skuadrën e Materssburgut, e cila kërkon "yllin" e Luftëtarit me parametra zero. Pak minuta më parë, Bregu ka postuar një foto të tijën në Instagram, ku si diçiturë shkruan: "Imazhet tregojnë më shumë se njerëzit dhe puna vlen më tepër nga fjalët", shkruan Bregu në foton e postuar në Instagram, moment nga takimi Luftëtari-Flamurtari.
[gallery columns="1" size="full" ids="193980"]