
Nuk ka kohë për të festuar titullin e Premier League te Manchester City.
Kjo pasi sipas të përditshmes, "New York Times", skuadra angleze ka përfunduar nën hetim nga UEFA për thyerjen e rregullave financiare, të njohura si Fair Play Financiar (FFP).
Nëse shpallen fajtor, skuadra e Pep Guardiolës do të pezullohet nga kompeticionet Europiane, duke u përjashtuar kështu nga Champions League.
Gjithsesi, pezullimi i tyre nuk do të ndodhte këtë vit, por në edicionin pasardhës, pra 2020-2021.
Poll