Kevin Groskrojc përfundon në spital. Kampioni i botës me Gjermaninë në Botërorin "Brazil 2014" është dhunuar fizikisht në një lokal nate.
Mesfushori i Shtutgartit u godit nga një 16-vjeçar gjatë një debati e sipër dhe më pas përfundoi në spital pas plagëve të marra në kokë.
Groskrojc ishte i shoqëruar nga miqtë e tij në momentin kur ndodhi sherri, ndërsa klubi i Shtutgartit ka bërë kallëzim penal në polici për të gjetur dhe vendosur para drejtësisë, agresorin e mesfushorit gjerman.
[caption id="attachment_86734" align="alignnone" width="462"] Kevin Groskrojc[/caption]
Poll