Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Triumfi ndaj Interit, Zidane i lumtur: E rëndësishme është të japësh gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfi ndaj Interit, Zidane i lumtur: E rëndësishme është

Real Madrid fitoi mbrëmë në Milano me shifrat 0-2, duke i treguar Interit se nuk është gati për Champions League. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i madrilenëve, Zinedinae Zidane. Francezi u shpreh i lumtur për fitoren, ndërkohë që tha diçka edhe për rivalin.

"Nuk mund të fitosh gjithmonë në futboll, e rëndësishme është të japësh gjithçka ke çdo herë dhe kjo është ajo që bëmë.

Duam të luajmë gjithmonë futboll të bukur dhe të marrim fitoret, por nuk është gjithmonë e mundur. Ne kemi luajtur shumë mirë javën e kaluar ndaj Villareal për 75 minuta dhe më pas kemi pësuar një gol, por njerëzit sillen sikur është katastrofë. Kështu nuk funksionon futbolli.Më vjen keq për Interin, pasi ata kishin luajtur mirë në ndeshjen e parë, por ky është futbolli.

Maradona? Të gjithë jemi të trishtuar për të dhe familjen e tij. Nuk janë vetëm ata në futboll, sepse të gjithë në botë e adhuronin Maradonën. Gjithmonë e kam atë në mendje sepse isha 14 vjeç në vitin 1986 (Botërori i Meksikës), kështu që ajo që pashë të bënte në fushë ishte unike'' - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga