Kukësi do të ndeshet me Austrinë e Vjenës në orën 19:30 në “Elbasan Arena”. Por ajo që bie në sy janë tre lojtarët e Kukësit, të cilët do ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Ata janë Erick Flores që luan në pozicionin e mesfushorit, Felipe Moreira si sulmues dhe Edon Hasani në rolin e mesfushorit. Të tre lojtarët janë të dëmtuar dhe priten të rikthehen në fushën e blertë me fillimin e sezonit të ri, ku është përcaktuar të nisë në 5 shtator.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.