Etrit Berisha është zyrtarizuar sot te skuadra e Torinos. Me t'u prezantuar në klubin italian, Federata Shqiptare e Futbollit është vënë menjëherë në "lëvizje".
Përmes një postimi në faqen zyrtare, institucioni i futbollit në vend uron "gardianin" e Kombëtares sonë për këtë hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij. 32-vjeçari nga Prishtina pritet të luftojë fort për të pasur një vend titullari në formacionin bardhezi.
"Suksese në këtë rrugëtim të ri Etrit Berisha", shkruhej në faqen zyrtare të FSHF-së.

Poll