Interi pavarësisht luftës së fortë që po bën me Juventusin në kampionat për titullin kampion, po punon shumë edhe për merkaton e ardhshme në mënyrë që të përforcojë skuadrën me elementë cilësorë. Ende nuk është mbyllur merkatoja e dimrit dhe zikaltërtit ia kanë dalë të sigurojnë shërbimet e një “bomberi”.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se Mehdi Taremi do të jetë lojtar i Interit, m e palët që kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Sulmuesi i cili aktualisht luan me Portën do të kalojë në Milano me parametra zero.
31-vjeçari do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësorë në pauzën e kombëtareve në muajin mars dhe më pas do të firmos me zikaltërit për 3 vite, teksa vetëm në sezonin e ri do të mund të veshë fanelën e Interit. Kujtojmë se në këtë sezon në 24 ndeshje i aka dalë të shënojë 6 gola dhe të dhurojë 4 asiste.