Arlind Ajeti ishte kandidat potencial për të firmosur te lacialët, ndërsa Etrit Berisha është pjesë e tyre prej tre vitesh. Paolo Tramezzani, zëvendës trajneri i Shqipërisë i kontaktuar nga "Radio Style Lazio" është pyetur për dy futbollistët e kombëtares, të cilët luajtën në Francë si titullarë. Ai ka dhënë opinionin e tij, ndërsa tregon të ardhmen e lojtarëve
“Tares i ka pëlqyer gjithmonë Ajeti, por mendoj se mbeti i impresionuar nga ndeshja kundër Rumanisë, ku ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë në fushë. Ajeti shkoi te Torino, por e kërkonin shumë klube. Ai është një lojtar gjithmonë i përqendruar, di mirë se cilat janë limitet e tij dhe mundohet t’u paraprijë disa mbulimeve, që më pas të evitojë që të gjendet në vështirësi”
“Berisha është një djalë serioz, i përulur dhe me shumë profesionalizëm, vihet gjithmonë në shërbim të skuadrës. Ai ka bërë një Europian të madh dhe është një portier i rëndësishëm për Shqipërinë”.