Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Trajneri i Shpresave U-21 analizon Kombëtaren: S'jam pishman për Abazajn, Manaj sulmuesi më i mirë i Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Shpresave U-21 analizon Kombëtaren: S'jam pishman për

Alban Bushi ka dalë në konferencë për shtyp pas humbjes 4-1 të Shqipërisë kundër Sllovakisë. Trajneri i Kombëtares U-21 deklaroi para mediave:

Pas humbjes së thellë 4-1,nuk ndihem mirë dhe kjo pas asaj që ndodhi në Selman Stermasi pasi humbëm prej gabimeve individuale ç'ka ndikoi edhe në ndeshjen e dytë. Lojtarët nuk kishin minuta në këmbë dhe këtë e shfrytëzun kundërshtarët të cilët ishin me lart fizikisht. Jam i kënaqur vetem per lojën . Kemi marrë atë që kërkojme . Jemi munduar ta luajmë sa majtas- djathtas, luajtëm vertikalisht me qëllim për ta vendosur kundërshtarin në vështirsi.

Një arsye tjetër që çoi në këtë rezultat ishin edhe mungesat e shumta si Selmani, Ramadani, Bare,Gavazaj apo Abazaj. Rei Manaj e kishim harruar, erdhi dhe tregoi cilesitë e tij, shënoi tre gola dhe është gati për ekipin e parë. Manaj është sulmuesi më i mire qe kemi në Shqipëri ashtu si edhe Emanuel Ndoj. Po i përgatisim futbollistet që të jenë solidë edhe kur të shkojne tek ekipi i  pare. Futbollistët e mi kane bere mire. Po ta shikojmë më imtësisht ndeshjet i kemi mbajtur ndjeshëm më shumë topin se çdo kundërshtarë, një statistike e kenaqshme por jo e mjaftueshme.

E ardhmja është e sigurtë dhe e mirë. Kundër Spanjës është e vështirë por ne do mundohemi të marrim 3 pike këtu dhe do ikim per rezultat pozitiv edhe në transferte.

Objektivi është gjithmonë kombëtarja A dhe nuk jam pishman që nuk erdhi Abazaj edhe pse nuk luajti asnjë minute me ekipin. A na prishi punë ne? Sigurisht, por nuk ishte ky problemi sepse Seferi ka 7 muaj që nuk ka luajtur. Cinari erdhi nje dite përpara dhe ca të presim më shumë. E megjithatë jam optimist sepse më shumë se 60 për qind ekipi është i datëlindjes 98'", deklaroi Alban Bushi.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga