Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Kukësit ka një dëshirë për mesfushën, këtë "dhuratë" e do nga presidenti Gjici

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Kukësit ka një dëshirë për mesfushën,

 

Ekipi verilindor është shpallur Kampion Dimri, por kjo nuk do të thotë se drejtuesit e klubit nuk do të lëvizin në merkaton e janarit. Ka qenë trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, që ka folur rreth situatës brenda klubit, arritjeve dhe risive që do të ndodhin në merkato.

Gjoka ka pranuar se gjendja e ekipit është e mirë dhe se merkatoja e janarit nuk do të jetë aq e fuqishme, pasi klubi i ka elementët që i duhen, duke mos rrezikuar me afrime të tjera.

Ai ka pasur vetëm një kërkesë për presidentin Safet Gjici, nga i cili kërkon një mesfushor anësor, pasi ky i fundit do të kompletonte ekipin ashtu siç duhej.

“Kemi afruar në fund të dhjetorit Rrumbullakun, por janë larguar me marrëveshje Dema, Moreira dhe Januzi. Skuadra mbetet e fortë dhe e aftë për të synuar deri në fund titullin kampion. Sigurisht që nuk e përjashtoj mundësinë e afrimeve të tjera, por kjo do të ndodhë vetëm nëse ai apo ata që do të vijnë do të jenë më cilësorë se aktualët. Ne trajnerët gjithmonë dëshirojmë të kemi sa më shumë lojtarë cilësorë, por në këto momente nëse do të ishte e mundur do të doja të afrohej një mesfushor anësor. Nuk do t’i quaja miqësore luksi por dy takime shumë të rëndësishme për të kuptuar se ku do të jemi me përgatitjet para nisjes së pjesës së dytë të sezonit, ku pritet një garë vërtet shumë e ashpër", ka thënë trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka për "Supersport".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga