Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i PARTIZANIT s'kërkon alibi: 15 minuta vendosën ndeshjen, ju tregoj si do e gjejmë golin

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i PARTIZANIT s'kërkon alibi: 15 minuta vendosën

Franco Lerda ka folur pas humbjes 2-1 kundër Bylisit. Trajneri i Partizanit, pas ndeshjes u shpreh i mërzitur me ekipin e tij, megjithatë pas një analize do të tentohen të gjenden gabimet. Në prononcimin e tij për Supersport, tekniku italian i kampionëve deklaroi:

"Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ku pësuam një gol me një devijim. Kishim disa raste të mira për shënim. Ka qenë edhe një pozicion i parregullt për Asanin, por ishte i rregullt. Pjesën e dytë bëmë disa gabime në pasime. Pas golit të pësuar nuk ia kemi dalë dot. Pikërisht kjo solli edhe këtë humbje.

Kjo humbje s'është një dramë. Do analizojmë gabimet tona. Edhe terreni na ka penalizuar. Ishte një ndeshje që mund të barazonim. Ishte vetëm një aksident. Nuk ishim kampionë as para kësaj ndeshje, as pas saj. Kështu që do të vazhdojmë.

Mendoj që pjesën e parë kemi bërë shumë mirë. Ndoshta pengu më i madh është që nuk shkuam në avantazh. Gabuam në 15 minutat e pjesës së dytë ku i dhamë shumë kurajo Bylisit, duke bërë që ata ta fitonin ndeshjen.

Nuk kërkojmë aspak alibi. Ndoshta faktori terrenit apo të tjerë të jashtëm s'duhet të ndikojnë. Ishim përgatitur për ta fituar këtë sfidë. Do të bëjmë edhe ne analizën tonë për të gjetur gabimet tona.

Mbrojtja përpara kësaj ndeshje, mos gaboj që kemi qenë më e mira. Për sa i përket sulmit do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që bëjmë gjatë gjithë javës për të arritur të çojmë topin në rrjetë, vetëm kështu mund të përmirësohemi", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga