Sot është hedhur shorti i kalendarit për sezonin 2018-2019-të në Seria A. Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është i pakënaqur me këtë short.
"Fillim më të vështirë nuk mund të kishte. Do të përballemi me dy skuadrat më të forta të Seria A në sezonin e fundit, ku secila prej tyre ka grumbulluar më shumë se 90 pikë. Ne do të punojmë fortë për të qenë gati për sezonin e ri" është shprehur Inzaghi. Lazio këtë vit futbollistik do të luajë në Europa League, pasi nuk arriti të kualifikohej në Champions League.
Poll
