Mario Dajsinani ka marrë ftesë nga trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi për të qenë pjesë e seleksionimit që do të bëjë Kombëtarja U21 në Durrës duke nisur nga nesër deri më datë 25 janar.
Portieri 18-vjeçar ishte pjesë e listës së zbardhur mesditën e sotme nga trajneri Bushi, ndërsa klubi i Partizanit ka uruar “gardianin” e talentuar për aventurën e tij të re në radhët e ekipit përfaqësues.
Kujtojmë se pjesë e Shpresave kuqezi kanë qenë së fundmi edhe Bardhi, Fili dhe Ramadani, të tre pjesë e skuadrës së Partizanit.
Poll