Eros Grezda ka mohuar në mënyrë kategorike të jetë ndarë nga partnerja e tij, me të cilën kanë një fëmijë.
Futbollisti me anë të një Instastory ka treguar versionin e vërtetë të historisë dhe u bën thirrje mediave që të mos hedhin aludime të tilla. Sipas Grezdës, këto shkrime jo të vërteta janë bërë shkas që familjarët e tij të preken.
“Si guxoni të fusni shkrime të tilla bazuar në “follow-unfollow”. Kushdo që merr guximin me shkrujt një titull kaq në rëndë, pa të drejtë dhe pa argumente, ta dijë se ka familjarë që preken nga këto shkrime. As ndarje, as tradhti ska pasur, por shoh që ka ardhur koha që duhet me u fut në story me sqaru çdo gjë,” shkruan futbollisti në instagram.
Vitin e shkuar, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe modelja kurorëzuan lidhjen e tyre me një martesë të fshehtë, e cila më pas u pasurua me lindjen e djalit të tyre, Kian.
Eros Grezda, ndryshe nga karriera futbollistike, në lajmet rozë ka qenë gjithmonë një temë e ‘nxehtë’ me romancat e tij të bujshme me Oriola Marashin e së fundmi Ajsel Abazin. Pas largimit nga Partizani, tani 28-vjeçari është kthyer në Kroaci ku luan me Rudes.