
Paolo Dybala u prezantua sot para medieve në Romë si lojtari më i ri i verdhekuqve. Sulmuesi pas shtatë vitesh te Juventus doli lojtar i lirë, teksa do vijojë të jetë sërish pjesë e Serie A. Për mediet, argjentinasi ka cekur negociatat për kalimin te Inter, bisedën me Mourinhon edhe dëshirën për trofe me Romën.
“Pyetja e parë, për Mourinhon, ishte se çfarë mund të fitonim. Më pëlqen të fitoj. Kemi ndërgjegjësimin e trajnerit dhe besimin, ndërkohë që njohim njëri-tjetrin në stërvitje. Trajneri është shumë i rëndësishëm për të arritur objektivin. Do të përpiqem të jap gjithçka për të vazhduar të fitojmë.
Titulli? Unë mendoj se është herët për të folur për Scudetton. Ka një dëshirë të madhe nga ana e të gjithëve. Roma ka fituar tanimë disa trofe të rëndësishëm. Të gjithëve u pëlqen të fitojnë, ne duhet ta bëjmë atë ndeshje pas ndeshje dhe të shohim deri ku do të mbërrijmë.
Tradhti nga Inter? Jo, aspak. Kur mbaroi kontrata ime me Juventusin, agjentët e mi kanë biseduar me shumë skuadra. Unë jam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Marottën për një kohë të gjatë, shumë ekipe janë afruar, pastaj Pinto mbërriti në Torino dhe gjërat kanë ndryshuar”, tha Dybala.