Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tradhëtia e Lukaku-t nuk kapërdihet lehtë, Interi hedh sytë nga objektivi i Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Tradhëtia e Lukaku-t nuk kapërdihet lehtë, Interi hedh sytë

Flirti i sulmuesit Romelu Lukaku me Juventusin nuk është pritur mirë nga skuadra e Interit, me drejtuesit që po punonin seriozisht për rikthimin e tij. Menjëherë pas këtij lajmi, zikaltërit kanë hequr dorë nga belgu, ndërsa po vlerësojnë të tjera alternativa për të përforcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.

Pas nënshkrimit me Marcus Thuram, i ardhur me parametra zero nga Borussia Monchegladbach, i cili i bashkohet Lautaro Martinez, drejtuesi Beppe Marotta kërkon ende përforcime në këtë repart dhe emri që ka dalë së fundmi në qarkullim është dhe Alvaro Morata.

Sulmuesi i Atletico Madrid është drejt largimit nga skuadra spanjolle dhe po kërkon një tjetër skuadër ku të gjejë hapësira, me Italinë që mbetet një pistë konnkrete. Për spanjollin, interesim ka shprehur dhe Milan, por skuadra kuqezi është tërhequr momentalisht nga gara duke i dhënë fokus objektivave të tjerë.

Për të arritur te firma me Moratën, drejtuesit duhet të paguajnë 21 milionë euro për ta marrë atë nga Atletico. Në të kundërt, do të vlerësohen të tjera alternativa si Balogun i Arsenal, Taremi i Portos (i cili që ndiqet gjithashtu nga Milani) dhe Beto i Udineses.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga