Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tjetër ribashkim për Messin, ish-i i Barcelonës i vetëofrohet Inter Miamit: Do të shkoja me kënaqësi

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër ribashkim për Messin, ish-i i Barcelonës i

Lionel Messi mund të ribashkohet me një tjetër ish-shok skuadre të Barcelonës, me Arturo Vidal të hapur ndaj idesë për t'u bashkuar me Inter Miami.

Leo ka marrë pranë tij Busquets e Alba ndërsa është folur edhe për Luis Suarez i cili mund të bashkohet poashtu. Vidal, i cili kaloi 2 vite te Barcelona, 2018-2020, po përgatitet të ndërpresë kontratën me skuadrën braziliane Athletico Paranaense pasi u largua nga Flamengo në korrik.

Në një intervistë për TNT Argentina ai është shprehur i hapur për një kalim në MLS:

“Me kënaqësi do të shkoja dhe do të luaja me Messin. Me të është shumë e lehtë, thjesht duhet t'ia kalosh topin. Në Shtetet e Bashkuara ka disa rregulla që pengojnë lojtarët më të vjetër të shkojnë, prandaj nuk ka ndodhur më parë. Do të isha i kënaqur të luaja me Leon, Busquets, ata luajnë përmendësh dhe tani Inter Miami luan gjithashtu kështu, me një trajner të mirë si Tata Martino.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga