
Milani ishte vënë pas mbrojtësit Ozan Kabak. Turku kërkohej me ngulm nga drejtuesit e klubit, por ditën e sotme raportohet se nuk do të bashkohet me Milanin. 19-vjeçari ka refuzuar Milanin duke pranuar ofertëne Schalke 04 për të vijuar karrierën e tij.
Shtutgarti ka pranuar ofertën e Schalkes dhe vetë lojtari ka rënë dakort pasi skuadra gjermane i garanton një vend titullari. Ozan Kabak kishte një klauzolë prej 15 milionë euro dhe Shtutgart ka arritur akordin me Schalken dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Pas Sensit që ishte pranë Milanit dhe zgjodhi Interin, tashmë është radha e Ozan Kabak të refuzoi kuqezinjtë për një tjetër skuadër.
Poll