Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Titullar këtë sezon, lojtari i Kombëtares në formacionin e javës

Shkruar nga NEWSPORT

Endri Çekici luajti 91 minuta në fitoren 1-0 që Ankaragocu mori në shtëpi me Antalyaspor të diel. Ish-lojtari i Teutës, Lokomotivës dhe Dinamos së Zagrebit ka bërë mirë këtë sezon, duke qenë 23 herë titullar në ligën elitare turke. Me tre gola dhe dy assiste, pogradecari ka treguar cilësi në fazën offensive.

24 vjeçari u bashkua me klubin turk nga Olimpija Ljubiana në Slloveni, duke e pasur sezonin e parë në këtë ligë. Tanimë Çekiçi e sheh veten titullar absolut, duke qenë në formacionin më të mirë të javës së 32-të.

Sulmuesi ka luajtur 18 herë me ekipin U-21 të Shqipërisë, aty ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa ka debutuar në një ndeshje me ekipin e parë në 14 tetorin e 2020.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga