Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Titullar absolut me Barcelonën, lojtari "kërkesë" Juventusit: Dua të luaj me CR7, Pjaniç i nënvlerësuar

Shkruar nga NEWSPORT
Titullar absolut me Barcelonën, lojtari "kërkesë"

Ivan Rakitic është përfolur në dy hapsirat e fundit të merkatos si një nga dëshirat e Juventus. Mesfushori kroat që këtë sezon ka zhvilluar 17 ndeshje me Barcelonën, ka folur në një bisedë për "Bleacher Report", duke treguar se do të dëshironte të luante me Cristiano Ronaldon në një skuadër. Mediat italiane tregojnë se kjo është një thirrje nga kroati, që mendon se Pjaniç është i nënvlerësuar për aftësitë që ka.

"Messi është më i miri nga të gjithë dhe është fantastike të luash me të. Do të më pëlqente që Neymar të kthehej si shok skuadre, por ai e vendos më të mirën për veten. Natyrisht që dua të luaj me Cristiano Ronaldon, ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Me të vërtet që të gjithë kënaqeni duke e parë dhe po shohim se çfarë po bën ai me Juventusin. Futbollisti më i nënvlerësuar? Për mua është Pjanic", ka thënë ndër të tjera 31 vjeçari Rakitic.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga