Pasi ka mundur të siguroj një biletë për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, Tirana do të përballet në fundjavë me skuadrën e Laçit. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi” ditën e dielë, në orën 17:00. Klubi ka publikuar axhendën e kësaj ndeshje duke ftuar publikisht tifozët të vijnë të shumtë në shkallët e stadiumit për të përkrahur skuadrën bardheblu.
“Tirana te dielen pret Lacin ne shtepi. Eshte momenti qe te gjithe bashke, te shumte dhe me entuziazmin e duhur te mos mungojme ne shkallet e stadiumit. Skuadra ka nevoje per perkrahje dhe stadiumi meriton te vishet me ngjyrat bardheblu. Mos mungoni”, shkruhej në ftesën publike që Tirana i ka bërë tifozëve nëpërmjet faqes zyrtare të klubit në facebook.
Faksimile e faqes zyrtare të KF Tiranës në facebook