Gledi Mici aktivizohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës. Mbrojtësi I mjatë pas aventurës së sukseshme me Skënderbeun ndryshoi kampionat dhe po bën një paraqitje të mirë edhe me kuqezinjët e drejtuar nga Gjoka. Në një lidhje me “Fan Zone”, Mici u shpreh së ëndërron që një ditë të luaj me kombëtaren si dhe foli për kampionatin shqiptar.
Karantina në Maqedoninë e Veriut? “Kufizimet nuk janë aq të rrepta si në Shqipëri dhe dalim të bëjmë stërvitje. Kam një pasaportë amerikane dhe dua që pas karrierës së futbollit të qëndroj andej. Me Shkëndijën kemi pasur një kampionat shumë të vështirë, por futbolli prandaj është i bukur.
E ardhmja? Jemi në një situatë shumë të vështirë dhe nuk e di. Futbolli tani ka kaluar në plan të dytë dhe nuk e di të shohim çfarë do të ndodhë për vitin tjetër. Jam në kontakt me drejtuesit që më kanë ofruar rinovimin, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.
Skënderbeu? Kam besim që do të ringrihen sepse janë ekip me mentalitet fituesi. Besoj se me trajnerin që kanë dhe presidentin do e gjejnë një zgjidhje. Fituesi i Superligës? Kampion këtë vit e meriton Tirana pasi ka bërë paraqitje shumë të mirë. Normalisht si çdo lojtar tjetër dhe unë kam ëdërr të luaj për Kombëtare e shpresoj që një ditë të realizohe”, u shpreh Mici.