
Bardheblutë kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Zllatibor të Serbisë. Faza përgatitore për trajnerin Ilir Daja po kalon në mënyrë të mirë, ndërsa sot është planifikuar të luhet testi i tretë.
Duke parë dhe gjendjen fizike të lojtarëve, tekniku kryeqytetas ka bërë edhe rritjen e dozës sa iu përket kundërshtarëve. Nga OFK Petrovac te OFK Grbalj, ekipe të kampionatit malazez, ndërsa sot do të ndeshen me Novi Pazar, skuadrën e Superligës serbe. Normalisht që niveli është më i lartë, ndërsa bardheblutë do të tregojnë forcat, edhe pse janë të ngarkuar nga faza përgatitore.
Takimi do të nisë të luhet në orën 18:00, por nuk do të jetë i fundit, pasi në fundjavë pritet që të ketë dhe një tjetër takim sipas planit të hartuar nga stafi i Tiranës për këtë fazë përgatitore.