Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tifozët vërshëllyen MESSIN, reagon GALTIER: Është mësuar me të tilla situata

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët vërshëllyen MESSIN, reagon GALTIER: Është

Lionel Messi e nisi si titullarë sfidën ndaj Ajaçio mbrëmjen e djeshme, ku kampionët e Ligue 1 fituan 5-0. Kjo ishte ndeshja e parë e “Pleshtit” që nga pezullimi që iu bë dy javë më parë.

Por me të prekur topin në fushën e blertë tifozët nisët ta vëshëllejnë argjentinasin. Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe trajnerei Christophe Galtier. Ky i fundit ka theksuar se ishin një pjesë e vogël e tifozëve që e vërhsëllyen, teksa menjëherë pjesa tjetër e duartrokiti. Messi sipas timonierit të PSg-së është mësuar me situata të tilla.

“Kishte disa fishkëllima drejtuar Leos në fillim të ndeshjes kur ai preku topin. Megjithatë, shumë shpejt, një pjesë e madhe e stadiumit i mbyti ato me duartrokitje dhe inkurajim.

Ajo që unë heq nga kjo është se Leo mbeti i fokusuar dhe i angazhuar në lojë, me dëshirën për të udhëhequr ekipin në sulm dhe për të krijuar mundësi.

Ai është mësuar me këto situata pasi karriera e tij e ka ekspozuar në momente të vështira”, ka deklaruar Galtier.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga