Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tifozët korçar akuza të forta për UEFA-n

Shkruar nga NEWSPORT

Po bëjnë afro 24 orë që nga vendimi i marrë nga CAS-i për çështjen "Skënderbeu". Korçarët janë jashtë Champions League dhe kompeticioneve europiane, ndërsa vendin e ka marrë Partizani. Tifozët janë shprehur të irrituar për këtë gjë, ndërsa fajësojnë sa njërën dhe tjetrën palë për të gjetur fajtorët e vërtetë të kësaj situate.

Sulmet dhe shigjetimet më të mëdhaja kanë qenë kundrejt institucionit më të lartë të futbollit në Europë, UEFA-s. Etiketojnë dhe FSHF-në si fajtore, ndërsa shprehin mbështetjen e tyre ndaj skuadrës së zemrës dhe besojnë te kthimi i fuqishëm në garë.

Më poshtë po iu servirim disa nga komentet më pikante të tifozëve korçarë:

[caption id="attachment_13776" align="alignleft" width="300"]Tifozet e Skenderbeut, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Neftci i Azerbajxhanit, 1-0, e vlefshme per turin paraeleminator te Champions League, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu ne Korce. Tifozët e Skënderbeut gjatë ndeshjes Skënderbeu-Neftchi Baku[/caption]

Kastriot Aliaj - Turp për UEFA, të dënoj Skënderbeun, po të tjerat???? Po normale, dihet që plehërat e Europës kanë qenë dhe do jenë kundër Shqipërisë. Respekte për Skënderbeun! (Tifoz i Dinamos).

Albert Manoku - Turp për UEFA merret me një skuadër të vogël si Skënderbeu dhe nën hundën e saj trukohen ndeshje me shumicë.

Adi Matraku - UEFA merret me të vegjlit..ndërsa me të mëdhenjtë është ndryshe. Historinë e shkruajnë kampionat..Sa për Crusadersin, do kemi kohë të rishihemi të lajme hesapet. Objektivi i parë është Superkupa që do vijë në Korçë. UEFA Mafia. Forca Skënderbeu!

Tomi Progri - Nuk e kuptoj se kush ju paguan që të mbulonin mutin me shurrë, kjo që ndodhi i vret të gjithë njerëzit e drejtë që janë tifozë për këtë ekip, kjo vërtetoi që presidenti dhe kryesia luajtën shuma të mëdha me ndjenjat e sportdashësve, kanë të drejte sepse është biznes, por jo me ndjenjat e tifozave. Turp të ketë dhe FSHF që i lejoi këto maskarallëqe.

Duna Veci - Para Skënderbeu UEFA nuk kafshon dot skuadrat e mëdha, por dënon Skënderbeun, me aludime pa fakte. Për inat dhe këtë vit kampionati mbetet në Korçë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga