Tifozët e Uellsit në Elbasan
Kombëtarja e vajzave do të përballet sot me Uellsin në ndeshjen e dytë brenda pak ditësh. Kjo sfidë është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027 dhe zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës 18:00.
Ndërkohë që në Elbasan nuk ka vetëm tifozë kuqezi, por edhe një numër të konsiderueshëm uellsianësh. Siç shihet në videon e mëposhtme, lokalet dhe rrugët e qytetit elbasanas janë të mbushura me tifozë të Uellsit.
Duket se kombëtarja nga Mbretëria e Bashkuar do të ketë përkrahje të madhe në këtë ndeshje. Por për ta nuk do të jetë e lehtë, duke ditur shpirtin e garës që vajzat kuqezi tregojnë në fushë.
Tifozët e Uellsit në Elbasan
Poll
